14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Koleksionisti dhe mjeshtri autodidakt i Suharekës

Hasan Ndrecaj  koloksionistiHasan Ndrecaj është mjeshtër autodidakt dhe koleksionist i punimeve prej druri. Për 66-vjeçarin nga komuna e Suharekës, tashmë me banim në Shtime, punimi prej druri i veglave të punës që janë përdorur që në kohë të moçme, janë sot një trashëgimi e rrallë, ndaj të cilave ai pos dashurisë ka shfaqë edhe kujdes të madh.

Ai tregon se këtë lloj pune e ka trashëgim nga babai dhe gjyshi i tij, të cilët për një kohë të gjatë janë marrë me këtë punë. “Qysh në moshën 15-vjeçare kam filluar t’i punoj disa nga punimet më të lehta si boshte, shtiza, djepa, stola etj.”, thotë Ndreca.

Ushtrimin e këtij profesioni e ka vazhduar gjer në vitin ’68, ngaqë shkak i ndërprerjes u bë shkuarja e tij në ushtri. Pas përfundimit të ushtrisë kur është kthyer në vendlindje, ka nisur të punojë në ndërtimtari, profesion të cilit ia ka kushtuar 35 vjet të jetës së tij.

Mirëpo, siç thotë ai, dëshira e madhe që t’i kthehet përsëri profesionit të mëhershëm pesë vjet pas lënies së punës në ndërtimtari, e ka shtyrq që të nisë sërish përpunimin e veglave. Si pasojë e mosruajtjes së tyre nga qytetarët dhe djegieve të shumta që pati në luftën e fundit në Kosovë, mjeshtri autodidakt mori si detyrë të tijën që t’i përpunojë të gjitha veglat që kishte në pronë të vet dhe gjithë ato që mbërriti të gjente. Deri më tani ka arritur t’i punojë 130 punime të këtij lloji.

Ai gjithashtu bën punime të tilla edhe me porosi që vijnë nga qytetarët. Në vendin ku jeton është i njohur për punën e madhe që e bën me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Falë koleksionistit, Shkolla e Mesme e Ulët “Emin Duraku” është bërë me Muze Etnologjik, i cili me objektet e tij tradicionale, saktësinë dhe dimensionet e natyrshme që u ka bërë ky mjeshtër autodidakt, ka mundësuar që komuna e Shtimes të ketë një ekspozitë me këtë punime.

“Kam dhuruar edhe punime falas, punime të cilat ia kam dhënë shkollës ‘Emin Duraku’ në Shtime, sepse kam dëshiruar që t’i kenë populli dhe rinia për t’i parë dhe për të ditur se çka janë këto gjëra, sepse janë gjëra të vjetra dhe nëse ne e harrojmë të kaluarën vështirë e kemi që ta mbajmë të ardhmen”, shprehet ai.

Gjetjen e materialit për punimin e veglave të drurit, Hasani nuk e ka të vështirë, ai këto punime i bënë nga druri i ahut, pajnes, qershisë dhe rrallëherë edhe nga druri i arrës. Duke pasur parasysh se gjithë këto punime bëhen nga gdhendja e drurit me brisk dhe me strugë të dorës, nga dëshira e madhe që të ketë sa më shumë punime të tilla ai nuk e ndjen lodhjen fare, ani pse është i shtyrë në moshë.

Punimet e tij janë krejtësisht origjinale, siç pohon vetë punëkryesi.

Ndreca mundohet që t’ia lërë trashëgimi edhe njërit nga dy djemtë e tij, ani pse njëri nga ta dikur rreth moshës trembëdhjetëvjeçare është marrë me punën e të atit.

Ndreca punimin e tyre dikur e bënte në një punëtori të vogël, mirëpo tani këto punime i kryen në oborrin e shtëpisë së tij ku punën më të madhe e ka gjatë sezonit të verës. “Kam pas një punëtori të vogël. Por tash e sa kohë punoj në oborr të shtëpisë, i kam të gjitha këtu.

Edhe shtëpinë afër, edhe punën”, thotë ai. Ndreca ka qenë pjesëmarrës në shumë panaire të ndryshme që janë organizuar në Kosovë dhe Shqipëri. Ai madje ka zënë vendin e parë në panairin e Shqipërisë në Gjirokastër me punimet e tij të shumta.

Zanatliu në moshë thotë se është i kënaqur me interesimin nga ana e qytetarëve që të dinë më shumë rreth kulturës dhe traditës shqiptare, e cila, sipas mendimit të tij, ka një histori të bujshme, dhe që këto burime etnologjike është më se e nevojshme të ruhen sa më shumë./zeri/

Më Shumë

Jose Mourinho kërkohet nga skuadra e Arabisë Saudite Al-Qadsiah

Jose Mourinho është shfaqur si objektiv i skuadrës saudite të Al-Qadsiah. Ish-trajneri i Chelsea dhe Manchester United është gati të rikthehet në menaxhim pasi u...

Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.   Nga atje, Abdixhiku tha se tek familjarët e kryefamiljarët shtroi...

Lajmet e Fundit