Qysh me fillimin e këtij viti qytetarët e Prizrenit janë ndëshkuar nga ZRRUK me ngritjen e çmimit të ujit të pijes. Ndonëse është një shtrenjtim jo i madh, qytetarët mendojnë se ky veprim është i pa përballueshëm për xhepin e tyre në këtë kohë kur papunësia është e lartë nga njëra anë, e nga ana tjetër rrogat nuk janë aspak të favorshme. E përfaqësuesit e kompanisë së ujit mendojnë se kjo ngritje nuk i dëmton konsumatorët. Ndryshe për konsumatorët e amvisërisë çmimi është ngritur nga 0.35 €/m3 në 0.36 €/m3, kurse për bizneset e institucione tjera tarifa volumetrike është rritur
Qytetari Petrit Besimi nga Prizreni shprehet i mllefosur me vendimin për ngritjen e tarifave të ujit të pijes. Këtë lajm porsa e kishte marrë nga mjetet e informimit ky qytetar menjëherë ishte ankuar tek kompania regjionale e Ujit në Prizren. Petriti thotë se në këtë kohë kur papunësia është e lartë dhe pagat e të punësuarve nuk janë aspak të mira çmimet duhet të ulën e jo të pësojnë ngritje qysh në fillim vit.
E më të zëshmit për këtë vendim janë banorët e atyre lagjeve që përballen me reduktime të ashpra të ujit të pijes, të cilët në mungesë po i shfrytëzojnë puset për ta siguruar atë,shkruan rtk.
Mirëpo, menagjeri për konsumatorë i “Hidroregjionit Jugor”, në Prizren, Hysni Ahmeti mendon se ngritja e tarifave të ujit të pijes për një cent në metër kub nuk e dëmton gjepin e konsumatorit. Ai madje mendon se ky shtrenjtim do t’i vetëdijësojë konsumatorët që ta kursejnë ujin e pijshëm këtyre ditëve kur nevojat për konsum po shtohen.
Megjithatë, Ahmeti u bën thirrje qytetarëve që t’i paguajnë borxhet e akumuluara, të cilat vetëm për vitin 2013 sillen rreth një milion euro.