5.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026
Home Blog Page 8823

World Bulletin: Prizreni, kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit

0

Prizreni-natenBoza e Haxhi Sadikut, është një traditë e gjallë e ruajtur që nga koha osmane dhe që ka prejardhje nga Kosova. Një dyqan në lagjen VEFA të Stambollit shet pije tradicionale nga Kosova që nga viti 1876.

Nëse ju jeni në kërkim të një kuzhinë të mirë me ushqime dhe pije tradicionale ballkanike, atëherë ju duhet ta vizitoni Kosovën, sidomos Prizrenin, një qytet i cili ka pasur një rëndësi strategjike gjatë epokës otomane.

Ashtu si veprat arkitekturore dhe të artit nga periudha osmane, në këtë qytet është ruajtur edhe ushqimi tradicional. Për këtë arsye, Prizreni konsiderohet të jetë kryeqyteti i kuzhinës së Ballkanit. Në këtë qytet, i banuar kryesisht me shqiptarë, desertet më të preferuara të Ballkanit janë tespishtja, krempitja dhe kajmaçini. Këto janë specialitete dhe tregues të qartë të epokës osmane, e cila kishte sunduar rajonin për shekuj me radhë. Ka disa ëmbëlsira tradicionale turke, që me kalimin e kohës u bënë element thelbësor të kuzhinës së Ballkanit, të tilla si bakllava, shkruan portali turk “World Bulletin”, citon Publiku.

Familja Hamza jeton nga boza

Boza-pijeMegjithëse popullsia e qytetit është e dominuar nga shqiptarët, në Prizren ka një pakicë boshnjake. Një prej tyre është familja Hamza, e cila si shumë familje të tjera boshnjake, është shumë aktivë në sektorin e ushqimit tradicional. Familja Hamza është e njohur si prodhues i fundit i bozës sipas recetës tradicionale në Prizren.

Muharrem Hamza, i zoti i shtëpisë në familjen Hamza, tregon për traditën familjare në prodhimin e bozës:

“E kam trashëguar zanatin në vitin 1970, kur e kam marrë përgjegjësin e kryetarit të familjes. Kemi qenë të përfshirë në këtë biznes që nga kohërat osmane. Babai im kishte tetë vëllezër dhe motra dhe ai ishte kadet. Dy axhallarët e mi tani jetojnë në Turqi dhe ruajnë traditën tonë familjare. Një prej tyre është në qytetin e Izmirit, ndërsa të tjerët jetojnë në Stamboll. Ne kemi qenë në të njëjtin dyqan për gati njëqind vjet. Turistët tregojnë interes të madh për pijen e bozës që prodhojmë me recetë tradicionale, prandaj kemi shumë vizitorë.”

Në Stamboll, lagja Vefa në kuartin Fatih është e famshme për prodhimin e bozës sipas recetave të vjetra. Është e njohur veçanërisht boza me emrin Haxhi Sadik Beu, që njihet edhe si zbuluesi i bozës që mban emrin “Boza VEFA”.

Haxhi Sadik Beu ishte një shqiptar i ardhur në Stamboll nga Shqipëria. Ai kishte ardhur në kryeqytetin osman me anëtarët e familjes, kurse që atëherë dhe sot e kësaj dite, ata vazhdojnë ta mbajnë këtë biznes brez pas brezi në 130 vitet e fundit. Familja e Haxhi Sadik beut, bozën me të njëjtin emër e prodhon në bodrumin e shtëpisë së tij. Pija u bë shumë e famshme me kalimin e kohës, duke rritur emrin e familjes së tij.

Në fakt, nuk ishte se familja e Haxhi Sadik Beut e ardhur nga Shqipëria-Kosova e kishte zbuluar për herë të parë bozën. Ka dëshmi se turqit kishin pirë bozë edhe në kohët e lashta, kur fiset turke ende jetonin në Azinë qendrore. Në kohërat e Perandorisë otomane, boza është përshkruar si një pije e shtresave të larta që prodhohej nga zejtarë të punësuar në pallate dhe oborre mbretërore. Por, rishfaqja e kësaj pije në shoqërinë turke, përkon me fundin e shekullit të 19-të .

Haxhi Sadik beu, i ardhur nga Shqipëria në Stamboll, kishte shitur bozën e tij duke ecur këmbë nëpër rrugët e lagjes Vefa, pasi ai nuk kishte ndonjë dyqan. Në vitin 1876, në Stamboll, ai hapi dyqanin e parë, i cili edhe sot e kësaj dite përfaqëson një traditë e gjallë që erdhi nga Ballkani, përkatësisht nga Shqipëria.

Thaçi: PDK do të fitojë edhe më 2014

0

Hashim Thaci ne fushatKryeministri Hashim Thaçi, njëherit kryetari i PDK-së, është shprehur optimist se PDK do të vazhdojë të qeverisë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare që pritet të mbahen këtë vit.

“Sapo filluam vitin 2014, që ndër të tjera do jetë edhe vit elektoral i zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës vazhdon e sigurt me besimin e qytetarëve, të jetë partia e parë në nivel vendit”, ka shkruar kreu i PDK-së, Hashim Thaçi sot, në profilin e tij në Facebook.

“PDK punon me optimizmin dhe besimin për fitoren e sigurtë në zgjedhjet nacionale të këtij viti. PDK duke qenë partia më e madhe e qendrës së dhjathtë në Kosovë, do t’i kultivon vlerat tona tradicionale dhe vlerat themelore të së djathtës europiane si familja, shteti i së drejtës, tregu i lirë dhe orientimi i paluhatshëm Euro-Atlantik”.

Sipas Thaçit, PDK do të korrë fitore edhe më 2014. /PrizrenPress.com/

Isufi: AAK s’do ta mbështesë më Dialogun

0

AhmetIsufi-AAKAhmet Isufi thotë se qëndrimi i partisë së tij është që Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet me Serbinë. Sipas tij, ky proces ka degraduar dhe si i tillë s’do ta ketë mbështetjen e AAK’së. Ai paralajmëron që së shpejti AAK do të dalë me qëndrim të prerë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se procesi i bisedimeve politike Kosovë-Serbi është duke u degraduar dhe si i tillë nuk do ta ketë më mbështetjen e AAK’së.

Në një prononcim për lajmi.net, Isufi pohon se qëndrimi i partisë së tij është që Kosova duhet të tërhiqet nga bisedimet.

“Duke e parë se procesi ka degraduar dhe po mbahen takime të cilat vetëm po përsëriten dhe janë bërë më shumë kurtuazi sesa zbatim i marrëveshjeve, atëherë Kosova duhet të tërhiqet nga këto bisedime dhe ky është qëndrimi ynë”.

“Ne vetëm jemi në fillim të vitit dhe nuk e kemi pasur temë deri më tani brenda kuadrit të partisë. Megjithatë, do të kemi një analizë të këtij procesi, gjatë këtyre ditëve, e do ta kemi qëndrimin tonë”.

“Me vetë faktin që procesi ka degraduar, atëherë nuk kemi asnjë arsye që ta mbështesim një dialog të tillë, i cili ka kaluar në absurd”.

AAK ka mbështetur deri më tash Dialogun në Bruksel dhe është përfaqësuar nga Nënkryetari i Parë i saj, Blerim Shala.

Zyrtarë të kësaj partie, sa herë që janë prononcuar lidhur me Dialogun, kanë pohuar se Blerim Shala është duke bërë një punë të madhe në këtë proces, njësoj siç ai ka marrë lëvdata për punën e tij edhe nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Ndërkohë qëndrimi i AAK’së për Dialogun duket se po ndryshon, e në opinion është përfolur edhe mundësia e tërheqjes së Nënkryetarit Blerim Shala nga ky proces.

Ahmet Isufi, megjithatë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të qartë lidhur me këtë.

“Normalisht do ta kemi vlerësimin dhe do t’i bëjmë veprimet e duhura”, ka thënë ai.

Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Dacic, kishte marrë mbështetjen e dy partive opozitare LDK dhe AAK, me përjashtim të Vetëvendosjes.

Por, Ahmet Isufi shpjegon se partia e tij i ka dhënë mbështetje këtij procesi, në mënyrë që vendi të përfitojë nga këto bisedime.

“Ne i kemi dhënë mbështetje bisedimeve, në mënyrë që Kosova të përfitojë nga këto bisedime, duke mos luajtur nga qëndrimet e veta”.

“Meqë kemi një degradim dhe humbje të interesave të Kosovës, atëherë nuk kemi arsye që më ta përkrahim një proces të tillë”.

“Nuk mund të them asgjë më tepër përveç se në bazë të analizës që do ta bëjmë, do ta kemi një qëndrim të prerë për këtë çështje”.

Të enjten, në një intervistë për Epoka e Re, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për Dialogun e Brukselit, është shprehur se partia e tij po kërkon që ta largojë Kosovën nga një proces, i cili, sipas tij, po shkon drejt abuzimit.

Arifaj: EULEX-i t`i mbajë kompetencat ekzekutive

0

ArdianArifaj-analistNëse misioni që do të zëvendësojë EULEX-in do të ketë kompetenca ekzekutive në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, atëherë ai mision nuk do të jetë më vetëm për sundimin e ligjit.

Analisti Ardian Arifaj, në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë se EULEX-i duhet të mbajë kompetencat në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, por edhe në krimet e luftës pasi që institucionet e as politika kosovare nuk janë treguar të gatshme të përballen me këto krime.

“Institucionet e drejtësisë në Kosovë, por edhe ato politike, kanë dështuar të bindin se janë të përkushtuara që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Jo vetëm që kanë dështuar të bindin qytetarin kosovar se vërtetë janë të interesuara dhe të afta të luftojnë krimin serioz, por kanë dështuar të bindin edhe bashkësinë ndërkombëtare. Kjo bën që jo vetëm bashkësia ndërkombëtare, por edhe vet qytetarët e Kosovës të presin që ELUEX të mbajë kompetenca në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ngjashëm vlen edhe kur është fjala për luftimin e krimeve të luftës”, ka thënë pos tjerash Arifaj.

Shkupi i gatshëm për takimin me Shqipërinë e Kosovën

0

Shkupi-objekti i qeveriseSeancat e përbashkëta të qeverisë së Maqedonisë me qeveritë e dy shteteve fqinje, Shqipëri e Kosovës janë ende në përgatitje e sipër.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha, thotë nuk ka pengesa për organizimin e seancave të përbashkëta me qeveritë e dy shteteve, por tani janë krijuar kushtet duke pasur parasysh faktin se të dyja shtetet ishin në proces zgjedhor, shkruan Time.al.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se ka gatishmëri nga të gjitha palët dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e të dyja vendeve për të caktuar datën dhe temat e diskutimit që do të kenë karakter rajonal ndërsa do të jenë në shërbim të qytetarëve.

Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin.

UP-ja, “oazë” e dallavereve

0

UP-rektoratiI ndoqën të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tyre që u takon, vendin e studentit në nivelin e tretë të studimeve, atë të doktoratës, e drejtë të cilën e fituan sipas kritereve të shpallura me konkurs për këto studime.

Por, mbi 60 kandidatë në këto studime që u pranuan dhe iu mor e drejta e studimeve kanë vendosur ta padisin Rektoratin e këtij universiteti.

Kriteret e konkursit për doktoratë janë ndryshuar nga Senati i UP-së, pasi është kryer vlerësimi i kandidatëve sipas kritereve me konkurs, duke lënë pastaj jashtë listave të të pranuarve mbi 60 studentë.

Menaxhmenti i UP-së dhe Senati do të shkojnë në gjyq./Zëri/

Kandiq: Gërmimet në Rashkë nuk është dashur të ndaleshin

0

Natasha KandicDrejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandic, ka vlerësuar se bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë mund të japin rezultat për fatin e 1700 personave të pagjetur.

Në një intervistë për “Koha Ditore” ajo ka vlerësuar se kjo çështje e cila po del se është diskutuar veç një herë në Bruksel, duhet të merret më seriozisht nga të dyja palët Kosova dhe Serbia.

Madje ajo ka vlerësuar se nuk ka pasur asnjë arsye që të ndërpriten gërmimet në Rashkë, ky dyshohet se janë rreth 250 viktima të luftës në Kosovë.

Ndërkohë është e pakënaqur me epilogun e proceseve gjyqësore që janë zhvilluar në Beograd për krime të luftës që janë bërë në Kosovë.

Gjithashtu ka thënë se EULEX veproi gabimisht kur e liroi kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun për ta bërë betimin.

Zgjerohet debati për fenë

0

objekti i fesNë Kosovë çdo ditë e më shumë po hapen diskutime e debate për fenë, ndërsa kontribut të madh në këtë drejtim po japin edhe rrjetet sociale ku më së miri klerikë fetarë, persona të ndryshëm, por edhe personalitet publike po japin përshtypjet e tyre që shume shpesh po nxisin debate të ashpra mes grupacioneve ekstreme, e të cilët kur reagojnë nuk zgjedhin fjalët për ta sulmuar individin që kritikojnë qasjen e tyre.

Debati i fundit është hapur nga deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. “Nuk i respektoj flliqtanat me mjekra”, ka thënë Haradinaj gjatë një interviste televizive për të shtuar se i respekton të gjitha besimet fetare në Kosovë, por qytetarët e këtij vendi sipas tij janë shqiptarë.

Por, debatet të tilla kanë filluar të marrin zjarr edhe nga prijësit fetarë dhe intelektualë të shquar në vend, të cilët kanë filluar të lëshojnë “shkëndija”, se çka është feja myslimane, ajo katolike, cila është feja më e vjetër e çështje të tilla

Kultura e shtetit në eskorta

0

Veturat e qeveritareveBregdeti shqiptar dhe ai malazez nuk pretendohet të ketë arsye të vizitohet ndonjëherë zyrtarisht nga autoritet shtetërore të Kosovës. Por, atje shpesh ka ndodhur që të parkohen vetura zyrtare të shtetit.

Resurset që ndërton shteti nuk pretendohet që të shfrytëzohen nga partitë politike, por në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, liderët e partive në pushtet kanë udhëtuar cep më cep të Kosovës me vetura zyrtare, shkruan Tribuna. Presidentja, kryeparlamentari, kryeministri edhe në udhëtimin më të shkurtër të tyre përcillen nga tre e më shumë vetura.

Njëjtë ndodh edhe me ministrat, duke trefishuar shpenzimin edhe për udhëtimin më të shkurtër. Njëjtë përcillen edhe të gjithë ministrat e zëvendësministrat që Qeveria i aktuale i ka më dhjetëra./Tribuna/

Të gjithë nën hetime

0

Parat ne xhepTë zgjedhur me votën e popullit, zyrtar të lartë komunal, ata nga sistemi gjyqësor, doganierë, nga administrata tatimore si dhe udhëheqës dhe drejtues të kompanive publike, polic e ata nga institucione tjera, të gjithë janë hetuar gjatë vitit që e lamë pas nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Sipas kryeprokurorit Jetish Maloku janë paraqitur plot 63 kallëzime penale dhe mbi 90 persona të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të krimit ekonomik.

Nga mbi 90 për qind e këtyre rasteve kanë pushuar hetimet, krejt në mungesë të provave gjatë hetimeve që janë bërë, shkruan Zëri.

Ai tha se të gjitha këto raste janë hetuar për korrupsion, krim të organizuar, lloje të ndryshme të trafikimit e kontrabandës.

Me prioritet sipas tij janë trajtuar shpërdorimet e detyrës zyrtare dhe veprat e korrupsionit.

“Në hetime kanë qenë të përfshirë zyrtar të lartë komunal dhe sistemi gjyqësor”./Zeri/