20.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Mars, 2023

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe me nga një rast Billusha, Pirana dhe Zymi.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Numri total i rasteve pozitive është 17.757 raste nga 86.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062. /PrizrenPress.com/

No photo description available.

Më Shumë

Zelensky kërkon një samit për planin e paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar liderëve të BE-së të organizojnë një samit në një kryeqytet evropian për të diskutuar planin e tij...

Olta ‘ngacmon’ Kiarën: Luizi dëshiron fëmijë sapo të dilni ndërsa ti ke karrierën para, çfarë do të bësh

Nominimi këtë javë në Big Brother VIP Albania është më i ngushtë mes banorëve se herët të tjera. Këtë herë janë vetëm dy të nominuara,...

Lajmet e Fundit