0.5 C
Prizren
E enjte, 21 Janar, 2021

122 raste të reja me koronavirus, 7 në Prizren

81 TË SHËRUAR DHE 122 RASTE ME COVID-19!

Sot më 29 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 122 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2.799 raste nga 23.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste, kurse raste aktive 1.244.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41 raste, komuna e Ferizajt 21 raste, komuna e Pejës 10 raste, komuna e Gjakovës 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Gjilanit 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Shtimes 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Istog, Klinë, Malishevë, Skenderaj dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

- Advertisement -

Më Shumë

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të...

Intervistë e rrallë e Ronaldos

Inter-Juventus, parë nga këndvështrimi i “Fenomenit”. Ronaldo, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për ndeshjen e nesërme në “San Siro”, mes kujtimeve...

Prizren, shtyhet rigjykimi për tentim vrasje

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca ndaj Rinor Xhaferit, i akuzuar për tentim vrasje, Bekim Xhaferit, i akuzuar...

Tenistja me 8 gishta kualifikohet në “Australian Open”

Të marrësh pjesë në një turne Slam nëpërmjet ndeshjeve kualifikuese është një rrugë e vështirë që shumë tenistë dhe teniste tentojnë ta bëjnë të...

Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se ish pjesëtari i UÇK-s, Nezir Çoçaj është i ftuari i...

Xherdan Shaqiri krenar pasi arriti 50 paraqitje me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri dje u fut nga minuta e parë në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit, e cila ishte shumë e rëndësishme për të dyja...

Limaj prezanton kandidatët e Nismas për deputetë nga Suhareka

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka prezantuare tre kandidatët për deputet nga komuna e Suharekës. Sipas tij këto personalitet do ta përfaqësojnë zërin e...

Dënim me burg nga Gjykata e Prizrenit për zyrtarin e AAK-së

Të premten, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj. Sipas aktgjykimit të shpallur nga...

Të gjitha transferimet në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin...

Xhavit Ukaj mbetet jashtë garës

Xhavit Ukaj, i cili u bë i njohur pas zënkës me Vjosa Osmanin, ka mbetur jashtë garës zgjedhore. Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime...

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

Komuna reagon pas njoftimit të IKSHPK’së se vdiqën tre qytetarë të Malishevës nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, në Komunën së Malishevës, 3 persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar edhe 21 raste të reja me Covid-19. Këto...

Plani i rimëkëmbjes mbetet fokus i të gjitha partive

Partitë premtojnë rimëkëmbje ekonomike, ekonomistët thonë që premtimet nuk kanë zbatim në praktikë. Rimëkëmbja ekonomike është kryefjala e plan-programeve të partive politike. Ani pse ende nuk...

Takimet me presidentin Ibrahim Rugova

Sali Spahiu Më 21 janar bëhen 15 vjet nga vdekja e presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai u nda fizikisht, por vepra e tij...

Avdullah Hoti, Fehmi Cena e Ibrahim Kryeziu, kandidatë për deputetë nga dega e LDK-së në Rahovec

Dega e LDK-së në Rahovec ka publikuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë. Përveç Avdullah Hotit, që është edhe i nominuari për kryeministër...

PDK’ja ia merr Nismas kryetarin e Degës në Suharekë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një statusi ka treguar se Sami Hajdaraj, kryetari i NISMA-s iu është bashkangjitur PDK’së. Përmes një shkrimi...

Lajmet e Fundit