22.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Skandali në Australi, Kryeministri ndalon marrëdhëniet intime me nëpunëset

Marrëdhënie intime mes ministrave dhe nëpunësve të tyre nuk do të lejohen më! Ky është urdhri i kryeministrit Australian Malcom Turnbull i cili ka marrë këtë vendim për t’u përballur me kritikat e ditëve të fundit.

Në Australi ka përfunduar në qendër të vëmendjes zv/kryeministri Barnaby Joyce, një katolik i cili deklaron se mbron vlerat familjare, i martuar prej 24 vitesh, pranoi publikisht se kishte marrëdhënie intime me një nëpunësen e tij e cila ka mbetur shtatzënë.

Turnbull denoncoi publikisht rastin pas një jave sulmesh kundër qeverisë së qendrës së djathtë që kanë vënë në vështirësi aleancën mes partisë së tij liberale dhe asaj të Xhois, më konservator: Partinë Nacionale.

Në një deklaratë për media kryeministri australian arsyetoi vendimin e tij:

“Në vitin 2018 është e papranueshme që ministrant të kenë marrëdhënie intime me dikë që punon për ‘ta. Është një praktikë shumë e keqe në vendin e punës dhe nuk del asgjë e mirë prej saj. Urdhëri për të mos pasur asnjë marrëdhënie intime vlen si për ministrant e martuar ashtu dhe pë rata beqarë.”

Turnbull I kërkoi zëvendësit të tij që të rishqyrtojë dhe postin e kryetarit të partisë nacionale, ndërsa mbështetja e tij ka rënë me 20 për qind pas skandalit, si dhe të marrë një javë pushim në mënyrë që të mos jetë I panishëm në vizitën zyrtare në Uashington.

Më Shumë

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Ujkani rinovon me Grapelandin: “Air Kujta” vazhdon fluturimin në Superligë

Klubi basketbollistik Grapeland nga Rahoveci ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Kujtim Ujkanin për sezonin e ri. Lajmi është bërë i ditur përmes një...

Lajmet e Fundit