24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

23 vjet nga Epopeja e Çabratit

Gjakova sot kujton 23-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje.

Për të nderuar të rënët do të bëhen homazhe, ndërsa Komuna e Gjakovës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturo-sportive. /Telegrafi/

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Lajmet e Fundit