12 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Mjeku që po e lë Kosovën: Do të marrë dhjetëfishin e pagës në Gjermani

Gastroenterologu, Flamur Llabjani ka folur në lidhje me largimin e tij drejt Gjermanisë, ku do të vazhdojë punën si mjek.

Ai ka thënë se në Gjermani do të punojë të njëjtën punë që ka punuar në Prishtinë.

“Në Gjermani kam qenë disa herë si mysafirë në shumë klinika, dinjiteti është shumë më i lartë. Ne do punojmë njëjtë si në Prishtinë, vazhdon puna e njëjtë”, është shprehur Llabjani.

“Aspektin financiar nuk e kisha vendosur të parë, mbi dhjetëfish do të marrë në muaj, 480 euro kam marrë në Kosovë. Të ardhurat janë shumë të mira, fatkeqësisht për këtë duhet të largohem përkohësisht nga vendi, në momentin që do të krijohen kushtet do të kthehem”, shtoi ai.

Tutje, Llabjani theksoi se të hënën do ta fillojë punën në Gjermani.

“Të hënën do të fillojë punën, i kam nënshkruar të gjitha kontratat, nuk është rrugë e lehtë, fatkeqësisht jam detyruar”.

Ai potencoi edhe vështirësitë që ka hasur në Kosovë, sidomos gjatë kohës së pandemisë.

“Nuk është vetëm mungesa e pagave, gjatë pandemisë që edhe shtete e tjera kanë pasë vështirësi por jo si në Kosovë, kemi pasur mungesa elementare, kemi pasë mungesë të alkoolit dhe dorëzave, kemi qenë larg familjarët, i kemi rrezikuar familjarët me infektim dhe s’kemi marrë asnjë cent për këtë”, u shpreh Llabjani.

“Kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruara dhe kjo nuk ndryshohet, shëndetësia duhet të vihet në rend të parë, nuk rregullohet shëndetësia me vizita në vende tjera”, ka thënë ai në Klan.

Më Shumë

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën...

Lajmet e Fundit