24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

26-vjeçari hero vritet duke e mbrojtur të dashurën nga një ban

Cam Smith, 26 vjeç, vdiq si pasoj e një konflikti të ashpër, për arsye se një bandë  filluan te abuzonin me te dashurën e tij.

Zdrukthëtari Cam Smith u godit me thikë në zemër gjatë një grindjeje me një bandë që po abuzonin me partneren e tij në Seaford, në juglindje të Melburnit.

Incidenti tronditës ndodhi para dëshmitarëve të tronditur të cilët thanë se ai ishte goditur me thikë dhe me një shishe të thyer.

Policia gjeti se 26-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda për jetën rreth orës 19:00 të së mërkurës dhe pavarësisht përpjekjeve të ndihmës mjekëve ai vdiq në vendin e ngjarjes.

Babai i Smith i tha rrjetit lokal të lajmeve 3AW se dashura e djalit të tij po abuzohej nga një grup prej tre burrash dhe nga një grua ndërsa çifti po merrte ushqim, shkruan Mirror, transmeton Express.

Përktheu: Njomza Arifi

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Lajmet e Fundit