Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton se tatimpaguesit që kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave se janë përfitues të subvencioneve, do t’i pranojnë pagesat në ditët në vijim.

Mirëpo, ATK bënë të ditur se ende disa nga këta tatimpagues nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre në sistemin EDI, gjegjësisht evidentimi i llogarisë bankare në sistemin EDI nuk është i saktë. Kjo mund të jetë edhe pasojë që disa nga tatimpaguesit edhe pse kanë pranuar njoftimin nga Ministria e Financave nuk kanë përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë.Andaj, ATK ka kerkuar që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare.

“Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave dhe nuk keni përfituar ende nga subvencionet e Qeverisë, kërkojmë që të rishikoni edhe një herë të dhënat tuaja, pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare ose mungon ose llogaria që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria”, thotë ATK-ja.

Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

“Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, Thesari i Kosovës do të bëjë pagesën në llogarinë tuaj, në afatin sa më të shkurtër”./

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Lajmet e Fundit