9.3 C
Prizren
E martë, 2 Mars, 2021

Praktika e ndërhyrjes në aset të trashëgimisë kulturore në Prizren pa pëlqimin e autoriteteve duhet të marrë fund

Ndërhyrjet në Shtëpinë e Musa Shehzades në bazë të projektit të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik të Komunës së Prizrenit kanë filluar pa marrjen e pëlqimit paraprak nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulurore në Prizren me 17 nëntor 2020 duke iu përgjigjur kërkesës së bërë nga EC Ma Ndryshe ka njoftuar se nuk ka pranuar kërkesë për ndërhyrjet në këtë monument të trashëgimisë kulturore:

“QRTK në Prizren nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ndërhyrjet në Shtëpinë e Musa Shehzades, e cila gjendet në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme (numër unik 559). Në lidhje me këtë veprim, kemi raportuar në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së”.

EC Ma Ndryshe është vënë në dijeni se pas raportimit të QRTK-së, Inspektorati i trashëgimisë kulturore i MKRS-së ka nxjerr vendim për ndalimin e punimeve në Shtëpinë e Musa Shehzades, duke obliguar DTZHE-në të marrë pëlqimin nga QRTK-ja, dhe se pas këtyre veprimeve, DTZHE përmes DUPH-së të Komunës së Prizrenit gjatë kësaj jave ka parashtruar kërkesë në QRTK për marrjen e pëlqimit lidhur me intervenimet në Shtëpinë e Musa Shehzades.

EC Ma Ndryshe më datë 18 nëntor 2020 nga Komuna e Prizrenit ka kërkuar qasje në dokumente publike lidhur me projektin e ndërhyrjes në Shtëpinë e Musa Shehzades, por deri me sot nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Bazuar në të dhënat e mësipërme, EC Ma Ndryshe i bën thirrje Komunës së Prizrenit që t’i jap fund praktikës së ndërhyrjes në asetin e trashëgimisë kulturore pa pëlqimin e autoriteteve të trashëgimisë kulturore, pasi ndërhyrja e tillë është e kundërligjshme.

EC konsideron se kujdesi i institucioneve në raste të tilla duhet të jetë më i madh, ashtu që ndërhyrjet në asetet e trashëgimisë kulturore të jenë të autorizuara dhe në fund të prodhojnë rezultate më të qëndrueshme.

Prandaj edhe njëherë përsërit kërkesën drejtuar të gjitha organeve shtetërore që të veprojnë në mënyrë serioze sa i përket mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Suharekë. Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull nën ndikimin e...

Përçahet VV’ja në Prizren, Haskuka akuzon disa bashkëpartiakë për bashkëpunim me PDK’në e LDK’në kundër tij

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili ka akuzuar...

I gjenden shtatë kilogramë narkotikë në vendkalimin kufitar Vërmicë – policia ndalon dy persona për 48 orë

Rreth 7 kilogramë narkotikë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sot në vendkalimin kufitar Vërmicë, me ç’rast dy persona janë ndaluar...

Në Prizren paraqiten 27 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 27 raste të reja me Covid në...

Angela, thjesht shumë seksi

Bukuroshja Angela Martini ka zgjedhur që të lë shumë meshkuj pa gjumë sonte Ajo ka postuar dy foto në Instagram derisa shfaqet në të brendshme...

Shkarkimi i Mourinhos, mund t’i kushtojë 35 milionë euro Tottenhamit

Shkarkimi i trajnerit, Jose Mourinho, mund t’i kushtojë një shumë të konsiderueshme parash ekipit të Tottenhamit. Mediat angleze kanë raportuar të dielën se drejtuesit e...

Komuna e Malishevës do t’i ndihmojë tri familje në rinovimin e shtëpive

Kuvendi Komunal i Malishevës ka mbajtur të premten mbledhje në të cilën kanë diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim...

Zafir Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë...

Orkestra Frymore ‘Prizreni’ do mbajë sot koncert në Shtëpinë e Kulturës

Orkestra Frymore Prizreni për herë të parë do të organizojë koncert sot në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren. Repertuari i këtij koncerti do...

Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova

Këtë vit mbushen 22 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës ku rreth një milion ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës 1998-1999. Forcat...

Japonia kërkon nga Kina që ta ndërpresë testin anal për Covid-19 ndaj qytetarëve të saj

Japonia i ka kërkuar Kinës që të mos u marrë mostra nga zorra e trashë qytetarëve të saj, kur ata të futen në shtetin...

Prizren, arrestohen të dyshuarit për vjedhjen me forcë të zinxhirit të arit nga qafa e qytetares

Policia e Prizrenit njofton se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona, për të cilët dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje të...

15 gjëra që duhet ditur për nisjen e një biznesi

Nisja e një biznesi është emocionuese dhe e frikshme. Unë kam nisur shumë biznese, në përvojën time, është sikur të vozitësh përmes një mjegulle kur...

E veshur me fustan transparent, Tayna i vë “flakën” rrjetit me pozën e fundit

Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka ardhur mjaft provokuese me pozën e fundit të postuar në “Instagram”. Ajo ka ndarë me 1.5 milionë ndjekësit...

Liverpooli vihet pas Rodrygos

Kampioni i Anglisë, Liverpooli, ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Rodrygo, shkruan “Diario Gol” të premten. Mësohet se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp,...

Kuvendi i Prizrenit s’e miraton huamarrjen nga BERZH-i, Haskuka përplaset me kuvendarët

Kuvendarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e fundit të këtij organi me shumicë votash nuk e kanë miratuar propozim-vendimin për huamarrje...

Lajmet e Fundit