22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Vendoset pllakë falënderuese në shtëpinë e Isak Paçarizit që ishte në shërbim të UÇK-së

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në vendosjen e pllakës falënderuese në shtëpinë e Isak Paçarizit që ishte në shërbim të UÇK-së.

“Në Dragobil të Malishevës, në shtëpinë e bacës Isak Paçarizi, e cila gjatë vitit 1998 ishte vënë në shërbim të UÇK-së dhe shërbente si bazë e batalionit të Rahovecit, komanduar nga Xhelal Hajda-Toni, sot në përvjetorin e 23-të të kujtimit të Epopesë së Rahovecit dhe nderimit të të rënëve për liri, së bashku me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë e miq, nderuam sakrificën për liri, shpalosëm dëshmi të kujtesës historike përmes një pllake modeste të mermerit që do të shërbejë si dëshmi e përjetshme të historisë sonë më të re. Kjo pllakë mermeri është edhe një dëshmi që tregon për rolin dhe kontributin e madh të familjeve që shtëpitë e tyre dhe gjithçka patën i vunë në shërbim të luftës për liri e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë kryetari Latifi.

 

 

Ai ka thënë se duhet të jemi krenarë me të kaluarën tonë.

“Do të vazhdojmë pa u ndalur, edhe në këtë mënyrë me institucionalizimin dhe shënjimin e vlerave tona kombëtare dhe historike. Mirënjohje dhe vlerësim përjetë për familjet që i kthyen shtëpitë e tyre në baza të të luftës së UÇK-së”, ka thënë Latifi.

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Bubulino, maskota, fishekzjarre… “Dream Festival” nesër ndez atmosferën në Prizren

Sheshi “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren do të shndërrohet nesër, më 2 korrik, në një hapësirë të magjishme për fëmijë dhe familje, me...

Lajmet e Fundit