“Pse s’po lajmërohesh me kohë”, prizrenasi e rrëzon në tokë gruan, e pështynë dhe e godet, pas saj i rreh edhe vajzat

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për A.H., nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzave

I dyshuari është arrestuar më 20 korrik, ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Me datë 20 korrik, në orët e mëngjesit në Prizren, në shtëpinë e tij familjare me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve paraprake bashkëshortore, i pandehuri e pështynë në fytyrë duke i thënë fjalët “pse nuk po lajmërohesh me kohë” dhe në ato momente e kapë viktimën dhunshëm dhe e rrëzon për toke, dhe duke e mbajtur e godet me grushte në pjesën e kokës dhe të qafës, si dhe e tërheqë për flokësh, kështu duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë dhe keqtrajtim fizik e psikologjik ndaj vajzave, e po ashtu, në prezencë të tyre ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Gjithashtu i pandehur A.H., me dashje kryen dhunën dhe keqtrajtimin fizik e psikologjik ndaj të dëmtuarve – vajzave të tij, ashtu që të njëjtat shohin babanë e tyre duke ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, të dëmtuarat fillojnë të qajnë dhe në ato momente i pandehuri i sulmon të njëjtat duke i goditur me shuplaka fytyrës, me ç’ rast tek të dëmtuarat shkakton frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri”, ka bërë të ditur Gjykata.

“Nga të lartë cekurat gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, sjellja e të pandehurit dhe këmbëngulësia që me çdo kusht ta përfundojë veprën e filluar, shfaqin rrezikun se me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftim

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit