Totaj me biçikletë nëpër rrugët e Prizrenit

Në ditët e fundit të verës, kryetari  i Prizrenit, Shaqir Totaj, po endet me bicikletë nëpër qytet.

Sot pas orës 4 të pasdites, Totaj është parë në një nga rrugët në qendër të Prizrenit teksa udhëtonte me biçikletën e tij.

Gjatë kësaj vere, Totaj e publikoi një fotografi në Facebook, teksa ngiste bicikletën dhe inkurajonte edhe bashkëqytetarët të vepronin njëjtë.

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ ???? , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave ????tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj në korrik.

“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin ?”.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit