12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

36 shtete konfirmojnë sivjet pjesëmarrjen në Eurovizion

Eurovision2014Transmetuesit publik nga 36 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e 59-të të Eurovisionit, kanë bërë të ditur organizatorët e Festivalit Evropian të Këngës. Sipas tyre, Polonia dhe Portugalia janë rikthyer në vitin 2014 ,ashtu sikurse ka vendour edhe transmetuesi i ri publik grek NERIT që të vazhdojë pjesëmarrjen e këtij shteti pas tërheqjes vitin e kaluar.

36 pjesëmarrësit e këtij viti janë: Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda , Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Irlanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Malta, Moldavia , Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, San Marino, Spanja, Suedia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina.

Krahas tyre edhe Sllovenia pritet të marr pjesë sivjet, pasi afati i konfirmimit është vazhduar për dhjetë ditë për transmetuesin slloven RTVSLO.

Organizatorët e “Eurovision Song Contest” janë shprehur të lumtur që kanë arritur sivjet të sigurojnë pjesëmarrjen e Portugalisë dhe Polonisë dhe kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar diskutimet me transmetuesit e tjerë publik për të marr pjesë në vitin 2015.

“Ne e shohim transmetuesit nga Polonia dhe Portugalia që janë rikthyer në konkurs pasi duket se janë në rrugën e tyre të rimëkëmbjes nga kriza financiare , ndërsa të tjerët po përballen me zgjedhje të vështira pasi janë duke u goditur nga shkurtimet buxhetore të rënda”, ka thënë Jon Ola Sand, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision Song Contest në emër të Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU), transmeton KultPlus.

EBU thotë se bërë përpjekje substanciale për rritjen e numrit të pjesëmarrësve

Organizatorët thonë se EBU bëri një “përpjekje të konsiderueshme” duke punuar me anëtarët për të gjetur zgjidhje për sfidat financiare dhe organizative, por Bullgaria, Qipro dhe Serbia nuk kanë arritur të gjejnë mundësi për të marr pjesë në edicionin e këtij viti për shkak tëë problemeve buxhetore.

Sipas tyre, Kroacia qëndron në shtëpi për shkak të arsyeve organizative , Bosnja dhe Hercegovina u tërhoq pasi fillimisht nënshkroi pjesëmarrjen në konkurs . Disa transmetues kanë shprehur qëllimin e tyre në EBU për t’u kthyer në vitin 2015, me rastin e festimit të 60 vjetorit të Eurovisionit.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi mikëpritës Danimarka janë kualifikuar automatikisht për finale , të paktën 30 vende do të marrin pjesë në gjysmë-finale . Ndërsa nga çdo gjysmë finale do të kualifikohen nga dhjetë vende për në finale.

Sivjet, Festivali Evropian i Këngës, do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës më 6, 8 dhe 10 maj. Vitin e kaluar, Eurovisioni u ndoq nga 180 milionë shikues.

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale...

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit