19 vjeçari kosovar vdes në një aksident trafiku në Itali

Mediat italiane raportojnë një aksident të rëndë trafiku në Blumau, ku një 19-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Bolzanos.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Brennerstaatstrasse” në Blumau. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 5 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, shkruan “STOL”.

 

 

Në raportin policor thuhet se gjatë aksidentit një automjet ka dalë nga rruga pasi ka rrëshqitur, ndoshta për shkak të ngricave në rrugë. Një makinë nga drejtimi përballë nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe ka goditur me forcë të plotë mjetin anash.

Siç raporton albinfo.ch, 19-vjeçari që humbi jetën është kosovar.

Më Shumë

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit