9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Chiesa dhe Leao në shënjestrën e Barcelonës

Chiesa-Barcelona është një tratativë që mund të konkretizohet gjatë kësaj vere. Pas zërave të parë që mbërritën pak ditë më parë, gazeta spanjolle Sport konfirmoi ekzistencën e një negociate, e cila në orët e fundit foli për interesimin e klubit spanjoll për sulmuesin që tani po largohet nga Juventusi.

Një lajm që është konfirmuar në orët e fundit me agjentin e Chiesas, Fali Ramadani, i cili ka pasur kontakte me Barcelonën. Është ende e vështirë të kuptohet nëse dhe si do të zhvillohen negociatat, e sigurt është se klubi blaugrana është në kërkim të një anësori për të kompletuar sulmin.

Chiesa është jashtë projektit të Juventusit dhe tashmë klubi italian synon që ta shesë që të mos ta humbasë falas verën e ardhshme. Alternativa e anësorit të Juves për Barçën është sulmuesi portugez i Milanit, Leao, por duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit blaugrana duket e vështirë që kjo të ndodhë, pasi Milani kërkon 90-100 milionë euro për të lënë të lirë portugezin.

Më Shumë

Sot 26 vjet më parë u mobilizua UÇK-ja

Sot bëhen 26 vjet nga mobilizimi i UÇK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e...

26 vjet nga Beteja e Landovicës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së

Në kuadër të përkujtimit të 26-vjetorit të Betejës së Landovicës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u...

Lajmet e Fundit