Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Dje, pas 27 vjetësh, u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, i vrarë dhe i zhdukur nga regjimi serb më 19 korrik 1998.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se zhdukja dhe vrasja e Elhamiut pasqyrojnë brutalitetin e regjimit serb dhe theksoi rëndësinë që familjarët dhe bashkëvendasit të kenë mundësinë ta nderojnë atë siç e meriton, raporton PrizrenPress.

“Ekzekutimi dhe zhdukja e Elhamiut janë dëshmi e një regjimi që s’i përket botës së qytetëruar, por errësirës së Mesjetës. Tashmë eshtrat e tij do të vendosen në tokën e të parëve të tij, ndërsa familjarët, miqtë dhe shokët do të kenë mundësi t’ia bëjnë të gjitha nderimet që i takojnë një njeriu që u vra në përpjekje për të ndihmuar bashkëvendasit e tij në ato ditë të rrëmujshme të Rahovecit”, u shpreh Latifi.

Komuna e Rahovecit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraga./PrizrenPress.com

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit