20.5 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025

Shtyhet deri më 31 dhjetor afati për regjistrimin e diasporës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që regjistrimi për mërgatën të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi i njëjti përfundon në fund të këtij muaji.

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Scharz, tha se kjo shtyrje është e domosdoshme pasi kohëve të fundit, ishin mbi tre mijë regjistrime në ditë.

“Regjistrimi i mërgatës në formën që është duke u bërë sot është ndoshta ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në dekadën e fundit. Të dhënat e fundit do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit, por edhe vet mërgatës në të mirë të nevojave. Në ditët e fundit kemi pas një dinamik me afërsisht tre mijë regjistrime në ditë që do të thotë që këtë dinamik do të përpiqemi mos ta ndalim me përfundimin e afatit, ndaj kërkoj që të shtyhet deri në fund të vitit”, tha Gërvalla.

Më Shumë

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Inspektorati largon shitësit ambulant nga Sheshi i Dëshmorëve në Prizren për lirimin e hapësirave publike

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka ndërmarrë sot një aksion për largimin e shitësve ambulant, tezgave dhe objekteve të përkohshme nga Sheshi i Dëshmorëve,...

Lajmet e Fundit