9.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Prill, 2025

Murati: Niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se niveli i ri i pagës minimale do të fillojë së zbatuari nga muaji tetor, teksa është shprehur se afati prej një muaji deri në zbatim është caktuar në mënyrë që t’u japë kohë kompanive dhe institucioneve që të përgatiten për ndryshimet te paga minimale.

Ai ka theksuar se Ministria e Financave do të sigurohet përmes mekanizmave të saj që ky vendim të zbatohet.

“Ishte vendimi për rritjen e pagës minimale pas më shumë se 13 vjetëve, kur ishte përcaktuar niveli prej 130, përkatësisht 170, për pagën minimale. Me vendimin e sotëm, bëhet përcaktimi për orë pune ashtu siç e parasheh Ligji i Punës”.

“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të fillojë së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave. Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotni, do të sigurohemi përmes kontrolleve rutinore, apo përmes kontrolleve se vendimi i ri për pagën minimale nuk po zbatohet”, ka thënë Murati.

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, festë kjo e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Manifestimi qendror u mbajt...

Dëmtohen rrethojat e urës në afërsi të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, rrezikohen fëmijët

Disa javë më parë janë vërejtur dëmtime në rrethojat metalike të urës që ndodhet pranë Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren. Kjo urë, e cila lidh...

Lajmet e Fundit