Quni: Edhe mua më kanë kontaktuar zyrtarë e ndërmjetës të LVV-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se zyrtarë të LVV-së dhe ndërmjetës të kësaj partie, po i kontaktojnë deputetët e LDK-së.

Quni tha se edhe ai vetë është kontaktuar nga këta eksponentë.

“Kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme, kontaktohem edhe unë. Kontaktohemi nga zyrtarët e LVV-së dhe nga ndërmjetësit e tyre”, u shpreh Quni.

Deputeti i LDK-së tha se janë dy deputete të grupit parlamentar të partisë së Abdixhikut te të cilat fokusi është më i veçantë. “Është fakt se dy deputetet e LDK-së janë në fokus të veçantë të interesimit të autoriteteve të LVV-së”, deklaroi Quni.

Ai tha se format e presionit janë të ndryshme, e ndër to janë edhe ofrimi i benefiteve të ndryshme për bizneset e tyre familjare.

Ndër të tjera, Quni tha se “zgjidhja në këto rrethana është dakordimi për qeveri gjithëpërfshirëse për një kohë të caktuar me agjendë dhe plan të saktë. Prandaj ne, nga LDK, gjithnjë do të insistohet në racionalitet, respekt reciprok dhe gjuhë të përbashkët për ndërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës”, tha deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni. /Klankosova.tV

Marketing

Më Shumë

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit