21.8 C
Prizren
E shtunë, 31 Maj, 2025

Dragash, diskutohet themelimi i Këshillit Publiko-Privat

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, përfaqësues të Shoqatës së Afaristëve “Sharri” dhe pjesëtarë të Kabinetit kanë pritur sot drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober.

Ky takim i parapriu takimit të parë konsultativ që Komuna e Dragashit zhvilloi me përfaqësuesit e bizneseve lokale, ku u diskutua lidhur me themelimin e Këshillit Publiko – Privat në Komunën e Dragashit. Ky projekt është në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Dragashit dhe USAID-it për zbatimin e Aktivitetit Qeverisja e Pronës.

Këshilli Publiko-Privat do të jetë një mekanizëm i cili do të shërbejë si një kanal i komunikimit të sektorit privat me sektorin publik, me theks të veçantë në fushën e të drejtave pronësore.

Në këtë takim, përfaqësuesit e bizneseve lokale patën rastin që të shprehin shqetësimet dhe kërkesat e tyre lidhur me mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Komunën e Dragashit.

I pari i komunës Bexhet Xheladini i falënderoi të gjithë akterët për këtë takim konsultativ, për të cilin tha se do të shërbejë si një mundësi e mirë për krijimin e një raporti më të qëndrueshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në Komunën e Dragashit.

Më Shumë

Linkin Park do të performojë në finalen e Ligës së Kampionëve

Grupi i famshëm amerikan, Linkin Park do të performojë këtë të shtunë, më 31 maj 2025, në Mynih të Gjermanisë, si pjesë e finales...

Art Dizajn, fitues i Alley Oop në Therandë

Në Therandë është zhvilluar turneu i Alley Oop në Therandë, që njëkohësisht ishte i fundit para super finales në Prishtinë. Të dielën në Therandë kanë...

Lajmet e Fundit