Art Dizajn, fitues i Alley Oop në Therandë

Në Therandë është zhvilluar turneu i Alley Oop në Therandë, që njëkohësisht ishte i fundit para super finales në Prishtinë.

Të dielën në Therandë kanë marrë pjesë gjashtë ekipe në 3×3.

Fillimisht skuadrat ishin të ndara në dy grupe, e më pas janë zhvilluar dy gjysmëfinalet dhe në fund finalja ndërmjet mes Art Dizajnit dhe Team 04.

Pas një sfide mjaft të bukur, Art Dizajn ka fituar me rezultat të ngushtë, 10:9.

Ekipi i Art Dizajn fitoi shpërblimin prej 300 Euro, si dhe biletën për finalen në Prishtinë.

Më 9 qershor, në kryeqytet do të mbahet Superfinalja, për fituesin e parë të edicionit të Alley Oop.

Në Superfinale marrin pjesë gjashtë skuadrat që triumfuan në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Therandë.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit