Reagimi i Vetëvendosjes për fjalët e Kurtit: Prizreni e do Kryeministrin, ashtu siç edhe ai e do Prizrenin

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar pas përpjekjeve për keqinterpretimin e fjalëve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qytetin e Prizrenit. Ata theksuan se Kurti flet për Prizrenin “me dashuri dhe respekt të thellë për vlerat historike, kulturore dhe shpirtërore që ky qytet i ka dhuruar Kosovës dhe më gjerë”.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “përpjekjet për keqinterpretimin e fjalëve të tij, nuk kanë sukses, sepse Prizreni e di të vërtetën, sepse Prizreni e do Kryeministrin, ashtu siç Kryeministri e do Prizrenin”.

Po ashtu, ata theksuan se “këto vlera nuk mund të tjetërsohen, ato do të përplotësohen me #QeverinëKurti3 me 500k zemra që do të rrahin si një më 9 shkurt”.

Në fund, ata ftojnë qytetarët që të “dëgjojnë edhe një herë bashkë Kryeministrin çka ka thënë në më të bukurin vend, për më të bukurin vend, për Prizrenin”./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit