12.7 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

S’ndalet Bashkimi, pritet të përforcohet edhe me një lojtar të huaj

Skuadra e Bashkimit shumë shpejtë mund të sjellë një përforcim të ri pas largimit të Robert Rikiq, duke lënë të hapur mundësinë për një lojtar të pestë.

Vendimi final pritet të merret nga trajneri i ri, Saša Jankovic, i cili tashmë ka filluar të ndikojë në ekipin prizrenas pas prezantimit të sontëm.

Bashkimi, që gjatë fundjavës mposhti thellë rivalin lokal P.C. Prizrenin, ka arritur të barazohet me pikë me Trepçën në krye të tabelës pas humbjes së mitrovicasve nga Vëllaznimi. Me këtë formë të lartë dhe mundësinë për një përforcim tjetër, Bashkimi synon të konsolidojë forcat për pjesën finale të kampionatit.

Tifozët e klubit prizrenas, po presin me interes të madh çdo lëvizje të re, që mund të rrisë më tej performancën e ekipit në vijim të sezonit, që sivjet po kërkon minimalisht një trofe. /AsistiOnline.com/

Marketing

Më Shumë

Moti me diell dhe pjesërisht vranët – temperaturat deri në 24 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa...

Liria synon vendin e dytë, pret Mitrovicën në Prizren

Liria do të presë këtë të diel Mitrovicën në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Grupi A. Takimi zhvillohet më 20...

Lajmet e Fundit