-0.6 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Totaj ngushëllon familjen e 25-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren

Abdurrahman Memaj, 25 vjeç, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga shpërthimi i fishekzjarrëve në qytetin e Prizrenit, në prag të Vitit të Ri. Memaj ishte dërguar menjëherë në spital, por pas përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj, i cili humbi betejën për jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi tragjik në qytetin tonë”, u shpreh ai.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Memaj dhe të gjithë të afërmit e tij. Në këto momente të vështira, jemi me zemër pranë tyre dhe lutemi që ata të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

“Ky është një moment i rëndë për gjithë komunitetin tonë dhe një kujtesë për rëndësinë e rritjes së sigurisë. Lutemi që diçka e tillë të mos përsëritet më. U prehtë në paqe!”/PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Bashkimi–Rahoveci, duel me objektiva të ndryshme në Prizren

Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll, Bashkimi do të presë sonte Rahovecin 029, në ndeshjen që zhvillohet në...

Iu hoqën afër 2 mijë vota pas rinumërimit, reagon kandidatja e PDK-së: Krim, e pafalshme – u bë pa dijeninë time

Kandidatja e PDK-së për deputete, Luljeta Veselaj Gutaj tha se i është cenuar integriteti dhe kërkoi që “të papërgjegjshmit të vihen para drejtësisë”, pasi...

Lajmet e Fundit