9.3 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Një person derisa ishte duke shkuar për të kërkuar tretman mjekësor gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturës, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Suharekë.

Tutje thuhet se mjeku kujdestar më të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër.

“Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke  shkuar për të kërkuar tretman mjekësor,  pasi që nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mjeku kujdestar me të arritë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve.

Marketing

Më Shumë

97-shi i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj: Faleminderit, Rahovec!

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka falenderuar Rahovecin për pritjen madhështore. “Sot në Rahovec u mbajt një tubim madhështor, i mbushur me entuziazëm...

Suhareka përforcon mbrojtjen me shtatlartin boshnjak

Skuadra e Suharekës që po drejtohet aktualisht nga Qëndrim Kida ka zyrtarizuar një lojtar të ri në mbrojtje të ekipit. Boshnjaku Kemal Osmankovic është futbollisti...

Lajmet e Fundit