10 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Çikat kampione të Bashkimit vazhdojnë shkëlqimin në Superligë – mposhtin Pejën 03

Çikat kampione të Bashkimit kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në Superligën e Femrave, duke shënuar një fitore bindëse ndaj Peja 03 me rezultat 76:65 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit, përcjell PrizrenPress.

Ndeshja filloi me një çerek të parë të balancuar, ku Peja 03 e mbylli me epërsi të vogël 11:15. Megjithatë, në çerekun e dytë, Bashkimi dominoi plotësisht lojën, duke e përmbysur rezultatin dhe shkuar në pushim me avantazh 34:29. Perioda e tretë ishte e barabartë, duke u mbyllur me shifrat 21:21, por në çerekun e fundit çikat kampione treguan përvojën dhe cilësinë e tyre, duke mbyllur pjesën e fundit 21:15 dhe siguruar kështu fitoren e radhës.

Arbnore Përquku ishte lojtarja më e dalluar për Bashkimin, duke shkëlqyer me një performancë të jashtëzakonshme, ku regjistroi 16 pikë, 9 kërcime dhe 11 asistime. Nga ana tjetër, për Pejën 03, Juicy Landrum u shqua me 23 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime, por kontributi i saj nuk mjaftoi për ta ndalur fuqinë e kampionit.

Me këtë fitore, Bashkimi tani ka 11 fitore dhe vetëm një humbje, duke e forcuar pozitën si lider i Superligës së Femrave, ndërsa Peja 03 ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe pesë humbjeve./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Ngritët aktakuzë ndaj u.d drejtorit të njërës prej shkollave të mesme në Prizren, keqpërdori detyrën zyrtare – dëmtoi buxhetin në vlerë prej 3.869 euro

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i...

Suhareka dhe trajneri Qendrim Kida ndajnë rrugët

Suhareka ka njoftuar largimin e trajnerit Qendrim Kida. Largimi i Kidës vjen pas humbjes së Suharekës të shtunën ndaj Gjilanit, ndërsa ekipi aktualisht ndodhet në...

Heshtja

Lajmet e Fundit