11.3 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

Sigurohen pajisje të nevojshme për shëndetësinë primare të Mamushës në bashkëpunim me IOM-in

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç ka njoftuar se në bashkëpunim me IOM Kosova janë siguruar pajisje të nevojshme për Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë lokalitet.

Sipas tij, në këtë mënyrë qytetarët do të marrin shërbime të laboratorit dhe të stomatologjisë në shëndetësinë primare, raporton Telegrafi.

“Investimi ynë në shërbimet shëndetësore vazhdon. Përmes projektit të realizuar në bashkëpunim me IOM-in në Kosovë, është pajisur Qendra e Mjekësisë Familjare në Mamushë me një laborator të ri, departamenti i stomatologjisë si dhe me pajisje tjera të nevojshme për këtë qendër. Do të vazhdojmë angazhimin tonë që qytetarët në Mamushë të marrin shërbime shëndetësore më cilësore”, ka theksuar kryetari Krasniç.

Ndërtesa e re e QKMF-së në Mamushë është përuruar në nëntor të vitit të shkuar, si investim i përbashkët i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës në vlerë afër 760 mijë euro.

Më Shumë

Rrugë e mbarë për në parajsë, Haxhi Thaçi!

Behxhet Sh.  SHALA – BAJGORA Vdekja e lirë në Kosovën e robëruar nga injorantët: Haxhi Thaçi , babai i ish – presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku për 24-orë

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur...

Lajmet e Fundit