22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Vendosja e numrave identifikues të shtëpive në Malishevë pritet të përfundojë brenda 15 ditëve

Procesi i vendosjes së numrave identifikues për shtëpi dhe objekte në territorin e Komunës së Malishevës ka vazhduar sot dhe pritet të përfundojë brenda 15 ditëve të punës. Aktiviteti është parë nga afër edhe nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe drejtori i Urbanizmit, Avdi Morina.

“Vendosja e numrave identifikues është një hap i rëndësishëm për identifikimin dhe orientimin e saktë, përmirëson shërbimet publike, ndihmon në planifikimin e politikave urbane dhe zhvillimore, dhe krijon më shumë siguri për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati, duke përcjellë nga afër realizimin e këtij procersi.

Po ashtu, drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, ka sqaruar se më herët janë vendosur një pjesë e numra identifikues, ndërsa tani vazhdon realizimi i plotë dhe vendosja e të gjitha numrave për shtëpitë dhe objektet në të gjithë territorin e Komunës së Malishevës. Sipas tij, projekti përfshin edhe 699 rrugë dhe 11,317 numra për shtëpi dhe objekte.

Ky projekt financohet nga Banka Botërore dhe po realizohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Zjarri afër Prizrenit është vënë nën kontroll

Mes Nashecit dhe Prizrenit, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit, ka shpërthyer një zjarr për arsye ende të panjohura. Përhapja e shpejtë...

Lajmet e Fundit