Liria shpërthen me katër gola, mposht Istogun 4:2

Liria ka regjistruar një fitore të rëndësishme në javen e 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë, duke triumfuar 4:2 ndaj Istogut në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndeshja, e zhvilluar pa praninë e tifozëve, dhuroi emocione dhe spektakël në fushë, raporton PrizrenPress.

Liria e nisi fuqishëm takimin, duke kaluar në epërsi me golin e Ajazajt në minutën e 18-të. Vetëm shtatë minuta më vonë, Kambato dyfishoi rezultatin, duke i dhënë avantazh të sigurt skuadrës vendase. Istogu u përpoq të reagonte dhe ngushtoi diferencën me Enis Miranajn në minutën e 37-të, duke mbajtur gjallë shpresat për një rikthim.

Në pjesën e dytë, Liria vazhdoi me ritmin e saj të lartë dhe gjeti golin e tretë me Arlind Susurin në minutën e 61-të. Istogu nuk u dorëzua dhe shënoi me Besmir Fetahun në minutën e 80-të, duke e bërë ndeshjen më të tensionuar. Megjithatë, Susuri realizoi edhe një herë në minutën e 82-të, duke vulosur fitoren për prizrenasit.

Me këtë rezultat, Liria tregon formë të mirë dhe synon një rikthim në elitën e futbollit kosovar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit