13.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

KQZ shpallë rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje e para me 42.30%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se një muaj pas zhvillimit të këtij procesi.

Rezultatet u transmetuan nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili fillimisht tregoi se me 9 shkurt kanë votuar 966 mijë e 283 persona apo 46.54 për qind.

Rezultati si në vijim.

VV 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës, 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Më Shumë

Junior 06 fitojnë Kupën e Kosovës U16 për vajza

Skuadra Junior 06 Moni Bau ka fituar Kupën e Kosovës në Ligën U16 për vajza, pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme në finalen kundër Peja...

Gjimnazi “Ruzhdi Berisha” në Dragash shënoi 56-vjetorin e themelimit

Me homazhe para bustit të Dëshmorit të kombit, Ruzhdi Berisha, dhe me një program të pasur artistik të përgatitur nga nxënësit e saj, Shkolla...

Sonte

Lajmet e Fundit