8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Në Retijë u përkujtuan dëshmorët dhe martirët e lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Retijë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje solemne, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, u nderuan 3 dëshmorët, 17 martirët dhe 2 të zhdukurit nga ky fshat, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.

“Në Retijë, dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, tha Latifi.

Ai theksoi gjithashtu se “Serbia fashiste përdori taktikat e saj mizore, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, pa kursyer askënd”.

Latifi shprehu nderimin e thellë për ata që dhanë jetën.

“Sakrificat e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë dhe do të mbeten përherë në kujtesën e popullit tonë.”, shtoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit