8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Defekti në rrjetin elektrik ndërpret furnizimin me ujë të pijshëm në Zhur, Vërmicë, Dobrusht dhe Shkozë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të KEDS-it në stacionin e pompave në Vermicë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në disa zona të komunës së Prizrenit.

Zonat e prekura nga kjo ndërprerje janë: Zhur, Vërmicë, Dobrusht dhe Shkozë, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ekipet teknike të ujësjellësit, në bashkëpunim me ato të KEDS-it, janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në afatin më të shpejtë të mundshëm.

“Ekipet tona janë në terren në bashkëpunim me ekipet e KEDS-it dhe po punojnë me përkushtim për sanimin e problemit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Lajmet e Fundit