14.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Lakmia për pushtet, rrënuese për LDK-në

Lakmia për pozita në fundin e karrierës mund t’i kushtojë rëndë Isa Mustafës, kreut të LDK-së, që u mashtrua nga Hashim Thaçi, lider i PDK-së, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, i cili i la në dorë një patate “përvëluese” të pazareve të pista politike, të nisura e të orkestruara të gjitha nga ish- kryeministri në bisedimet e dëmshme me Serbinë. Ky është një konstatim i vetë njerëzve të politikës, por edhe analistëve politikë, të cilët tani e shohin të bllokuar dhe dëmtuar rëndë kreun LDK-së.

“Unë kam frikë se e gjithë kjo mund t’i kushtojë shumë LDK-së, sepse edhe të gjitha lojërat dhe veprimet e opozitës janë të orientuara kundër kryeministrit dhe LDK-së. Përderisa heshtat thyhen në mes opozitës dhe LDK-së, PDK-ja qëndron e qetë aty në mes dhe sillet sikur e gjithë kjo nuk ka fare të bëjë me të. Lufta rraskapitëse në mes opozitës dhe LDK-së e gëzon PDK-në, e cila mund të jetë përfituese në këtë rast”, tha Adem Salihaj për “Kosova Sot”.

Sidoqoftë, ai rikujton se edhe PDK-ja dhe të tjerët kanë përgjegjësi të njëjtë për këto pazare, pasi ato rrjedhin nga Plani i Ahtisarit miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Tash gjithë këtë situatë po mundohen ta shfrytëzojnë ‘Vetëvendosje’ dhe dy partitë e tjera opozitare për ta sulmuar kryeministrin që vjen nga LDK-ja. Duket interesante kjo situatë në Kuvendin e Kosovës. Është shumë i dukshëm një koketim i kryetarit të Kuvendit me ‘Vetëvendosjen’ dhe simpatia e ndërsjellë për ta sulmuar kryeministrin. Shefi i SHIK-ut po i ofron Lëvizjes “Vetëvendosje” hapësirë dhe kohë të pakufizuar në Kuvend për ta sulmuar kryeministrin e Qeverisë së Kosovës”, ka pohuar deputeti Salihaj.

Më Shumë

Për shkak të asfaltimit, rruga Prizren-Prevallë do të mbyllet për tri ditë

Nga sot  e deri të mërkurën më 25 shtator, rruga nacionale Prizren-Prevallë do të mbyllet për qarkullim, për shkak të asfaltimit të disa pjesëve...

Në Prizren shënohet Dita e Boshnjakëve

Në kuadër e Ditës së Boshnjakëve në Prizren janë mbajt shumë aktivitete prej përfaqësuesve të komunitetit boshnjak dhe shoqatave joqeveritare. Në organizimin e Shoqatës kulturore “Sharski...

Lajmet e Fundit