Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja kishte ndodhur më 11 qershor 2026, rreth orës 02:20, në hyrje të një marketi në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Ankuesi kishte raportuar se ishte sulmuar nga dy persona të panjohur, ku njëri e kishte kapur për krahu, ndërsa tjetri i kishte marrë nga xhepi shumën prej 200 eurosh. Pas incidentit, të dy të dyshuarit ishin larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Rasti fillimisht ishte iniciuar si “grabitje”, ndërsa hetuesit e Stacionit Policor në Suharekë kanë zhvilluar veprime intensive për identifikimin e autorëve.

Më 15 qershor, policia arriti të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin R.K., 27 vjeç, nga fshati Tërne i Suharekës. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Policia ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të mbledhura, prokurori i rastit vendosi që vepra penale të rikualifikohet nga “grabitje” në “vjedhje e rëndë”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Fillon në Prizren turneu ndërkombëtar i veteranëve Kupa Botërore e Paqes

Në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për veteranë “Kupa Botërore e Paqes” (World Peace Cup), i organizuar nga...

Lajmet e Fundit