Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi rëndësinë e këtij projekti për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
“Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Qendrën Historike të Prizrenit po përmbyllet, duke ruajtur një pjesë të çmuar të trashëgimisë sonë kulturore”, ka deklaruar Bogujevci, raporton PrizrenPress.

Objekti konsiderohet pjesë e rëndësishme e trashëgimisë arkitekturore të Prizrenit dhe restaurimi i tij synon ruajtjen e vlerave historike e kulturore, si dhe transmetimin e tyre te brezat e ardhshëm.
Projekti është pjesë e angazhimeve institucionale për mbrojtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
