Papa: Në Kishë, njerëz të dhënë pas parasë

Papa Françesku në meshën e radhës ka deklaruar se në Kishë ka njerëz që janë të dhënë pas parave.

“Në Kishë ka njerëz, që në vend se të shërbejnë, të mendojnë për të tjerët dhe për t’i hedhur bazat, e përdorin Kishën. Janë ata që kapen dhe ngjiten pas parasë. Eh, sa priftërinj e peshkopë të tillë kemi parë! Është e trishtueshme, apo jo?”, ka thënë Papa, transmeton “Radio Vatikani”.

Sipas tij, shumë nga këta njerëz të Kishës nuk ndjekin thirrjen e Krishtit.

“Kur Kisha është e ftohtë, e mbyllur në vetvete, madje afariste në disa raste, nuk është në shërbim të të tjerëve. Përkundrazi, i shfrytëzon të tjerët. Ekziston gjithmonë tundimi nga korrupsioni në jetën publike. Si në politikë, ashtu edhe në fe. Është një tundim për të bërë marrëveshje me qeveritë. Mund të bëhen, por duhet të jenë transparente. Kisha duhet të përballet me të vërtetën dhe me dëshminë, dëshminë e varfërisë. Nëse një besimtar flet për varfërinë apo të pastrehët dhe ndërkohë bën një jetë prej faraoni, atëherë kjo nuk mund të pranohet”, ka thënë Papa.

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit