OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për invalidin e luftës së UÇK-së, Florim Kryeziu.

Sipas njoftimit, Kryeziu kishte mbetur pa gjymtyrë gjatë Luftës së Koshares, ndërsa ky donacion është vlerësuar si një ndihmë dhe mbështetje simbolike për sakrificën e tij.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, tha se organizata ndihet e privilegjuar që ka mundur të kontribuojë sadopak për ish-luftëtarin e UÇK-së.

“Sot patëm kënaqësinë që një prej motorëve elektrikë t’ia dhurojmë invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut, i cili në Luftën Legjendare të Koshares la gjymtyrët e tij, që ne sot të jetojmë të lirë”, deklaroi Berisha, raporton PrizrenPress.

Ai kritikoi institucionet qendrore, duke thënë se veteranët dhe invalidët e luftës po lihen pas dore.

“U ndjemë të privilegjuar që sadopak t’i dalim në ndihmë, në një kohë kur institucionet qendrore na kanë harruar. Jo vetëm që na kanë harruar, por kanë filluar edhe të ofendojnë e të shpifin ndaj ushtarëve të ushtrisë më të lavdishme të kombit”, shprehet Berisha.

Në fund, Berisha theksoi se veteranët do të vazhdojnë të qëndrojnë krenarë për luftën dhe sakrificën e UÇK-së.

“Megjithatë, ne do të qëndrojmë stoikë dhe krenarë për luftën dhe sakrificën falë së cilës sot gëzojmë lirinë”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit