“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit për mbështetjen financiare në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, duke shprehur “shqetësim dhe indinjatë të thellë” dhe duke pretenduar se komuniteti rom është përjashtuar tërësisht nga përfituesit.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Në reagimin e publikuar në Facebook, OJQ-ja thekson se, sipas rezultateve preliminare, në fushën e kulturës janë përkrahur 26 organizata dhe 37 individë, në sport 19 subjekte dhe 22 individë, ndërsa në rini 9 organizata dhe 7 individë. Sipas organizatës, “alarmante dhe e papranueshme” është fakti se asnjë organizatë apo individ nga komuniteti rom nuk figuron përfitues në asnjërën nga këto fusha.

 

“ASNJË organizatë apo individ nga komuniteti rom nuk figuron përfitues në asnjërën nga këto fusha… Si është e mundur që në një komunë multietnike si Prizreni, komuniteti rom të përjashtohet tërësisht nga mbështetja publike?”, thuhet në reagim.

OJQ “Durmish Aslano” e ka cilësuar situatën si “formë të qartë të përjashtimit kulturor dhe institucional” dhe ka kërkuar sqarime publike nga DKRS, duke ngritur pyetje për mungesën e përfaqësimit dhe duke e quajtur atë “diskriminim” dhe “pabarazi institucionale”.

“Kjo nuk është vetëm mungesë përkrahjeje financiare. Kjo është një formë e qartë e përjashtimit kulturor dhe institucional të komunitetit rom”, thuhet në reagim.

Organizata ka renditur edhe disa iniciativa që, sipas saj, nuk janë mbështetur, përfshirë koncertin me këngë dhe valle tradicionale rome të organizuar nga “Durmish Aslano”, ekspozitat artistike dhe aktivitetet kulturore të komunitetit rom, trajnimet për të rinj dhe gra në artizanate, si dhe revistën rome “Yekhipe” të botuar nga OJQ “Sakuntala”. Po ashtu, sipas reagimit, pa mbështetje po mbeten edhe biblioteka rome dhe Teatri Rom “Nexhip Menekshe”.

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Në fund, OJQ-ja ka kërkuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport transparencë të plotë mbi procesin e vlerësimit, sqarim publik për mungesën e përfituesve romë, rishqyrtim të rezultateve preliminare, si dhe përfshirje të barabartë të komuniteteve joshumicë në politikat komunale.

“Kërkojmë… transparencë të plotë mbi procesin e vlerësimit; sqarim publik për mungesën totale të përfituesve romë; rishqyrtim të rezultateve preliminare; përfshirje të barabartë dhe dinjitoze të komuniteteve joshumicë në politikat komunale”, thuhet në reagim.

Telegrafi do të kërkojë qëndrim edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit lidhur me këto pretendime. /

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit