10.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Afërsia e Trump-it me Putin-in rrezikon ta ndajë Perëndimin në dysh

Shkruan: Robert J. Shiller

Kur ‘Financial Times’ dhe revista ‘Time’ e kanë emëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për person të vitit, publikimet kanë lënë të kuptohet që kjo gjë ka ardhur më pak si lëvdatë për Trump-in e më shumë si njohje e asaj që zgjedhja e tij është një ngjarje e rëndësishme për Perëndimin. Është e qartë që kjo përfaqëson një sfidë të madhe për politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë për një komunitet më të gjerë të kombeve që njihen si aleanca perëndimore. Vetëm dy vjet pasi Rusia në mënyrë ilegale ka okupuar territorin e një vendi sovran në Krime dhe pastaj ka filluar një luftë nëpërmjet rebelëve prorusë në Ukrainën lindore, një lider amerikan ka ardhur në pushtet duke premtuar rregullim marrëdhënies me Moskën. Si do të ndikojë në shogurin evropiane ‘shtylla drejt Rusisë’ e Trump-it dhe çfarë ndikimi do të ketë në aleatët aziatikë të Uashingtonit qëndrimi i ashpër ndaj Kinës? Trump-i herë pas here e ka dëshmuar që është i gatshëm t’ia jep

Moskës benefitin e dyshimit.

Një pikë e butë për liderët autoritarë? Jo kaq shpejt …
liderëve autoritarë, Trump-i nuk e ka zgjatur dorën e miqësisë për liderin kinez Xi Jinping. Pas telefonatës së famshme nga Tajvani dhe paqartësisë së presidentit të zgjedhur sa i përket “politikës Një Kinë”, kinezët kanë reaguar duke nisur një bombardues drejt Detit të Kinës Jugore. Ata gjithashtu kanë bërë shpime në zona të kontestueshme si dhe janë duke i armatosur bazat ilegale në ishujt e Detit të Kinës Jugore, që është njëra nga zonat më të ngarkuara sa i përket aktivitetit të anijeve. Pastaj, të premten, Kina ka kapur një dron nënujor të SHBA-së në Detin e Kinës Jugore. Kina ka përdorur mediet shtetërore për të deklaruar që “droni është shfaqur nga Deti i Kinës Jugore dhe përbën vetëm majën e ajsbergut sa i përket strategjisë ushtarake të SHBA-së në Kinë”. Presidenti i zgjedhur Donald Trump është përgjigjur në mënyrën me të cilën jemi mësuar, nëpërmjet ‘Twitter’-it: “Kina vjedhë dronin hulumtues të ushtrisë amerikane në ujëra ndërkombëtar dhe e dërgon në Kinë në një akt të paprecedent” dhe “Duhet t’i tregojmë Kinës që nuk e duam dronin që na e kanë vjedhur – le ta mbajnë!”. Rikthimi i Kissinger-it? Disa analistë, si puna e David Martin Jones në ‘Telegraph’, kanë menduar nëse Trump-i po mundohet që ta rikthejë politikën e Henry Kissinger-it duke ndërtuar marrëdhënie të mira me Moskën dhe ndërkohë duke ngrirë marrëdhëniet me Kinën. Ndonëse një lëvizje e tillë diplomatike është e realizueshme, a ka gjasa të ndodhë? Fundja, presidenti rus Vladimir Putin është në pozicion të mirë vis-a-vis Pekinit për momentin. Ndonëse Kina është bërë qartazi partneri dominues dhe strategjia e saj “Një Rrip, Një Rrugë” në mënyrë të njëanshme konsolidon ndikimin e Pekinit mbi Azinë qendrore, Kina është treguar e kujdesshme në raport me rusët. Lidhjet e Putin-it me Xi Jinping-un e Kinës zakonisht përshkruhen si “shumë të afërta”, pasi ata të dy janë takuar plot 19 herë në katër vjet. Tregtia në mes të dy vendeve pas sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë në lidhje me veprimet në Krime dhe forcat mbrojtëse të dy kombeve po afrohen çdo ditë e më shumë. Në shtator të vitit të kaluar, forcat ruse kanë shpuar përkrah atyre kineze, në atë që është konsideruar mbështetje e hapur për pretendimet e Pekinit. Si rrjedhojë, çfarëdo ideje që mund ta ketë Trump-i për ndarjen e këtyre dy gjigantëve kontinentalë do të ndalet nga realiteti. Thjesht nuk jemi në kohën e Luftës së Ftohtë kur Pekini dhe Moska e mirëprisnin ndërhyrjen e Amerikës për balancim të situatës.

A do ta ndajë Trump-i në dysh Perëndimin?

Atëherë, nëse rikthimi i stilit të Kissinger-it nuk është njëri nga opsionet, cilat janë efektet e mundshme të politikës së re të jashtme të Trump-it? Fatkeqësisht, politika e tij pritet ta keqësojë edhe më tej një tension që veçse është i ngritur në aleancën e Perëndimit, në të cilin aleatët evropianë – si puna e vendeve anëtare të BE-së, NATO-s dhe Suedia – balancojnë kundër Rusisë dhe në të njëjtën kohë mirëpresin marrëdhënie të ngrohta diplomatike dhe tregtare me Kinën. Krejtësisht e kundërta po ndodh në Paqësor, ku Uashingtoni dhe aleatët e tij, të shqetësuar për qëllimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore, po mundohen të krijojnë balanca kundër Kinës gjatë kohës që i përmirësojnë lidhjet e tyre me Rusinë. Ndonëse mund të mos duket i tillë, kjo ndarje mund ta ndajë Perëndimin në dysh, duke bërë pak gjëra që do t’i shqetësonin Kinën dhe Rusinë. Ekzistojnë disa rreziqe reale që mund të ngrihen nga kjo: Evropianët mund ta zbusin embargon e armëve ndaj Kinës ose mund ta lehtësojnë retorikën e tyre sa i përket lëvizjeve të Kinës në Paqësor, edhe më shumë sesa që kanë bërë deri më tani. Uashingtoni, në anën tjetër, mund t’i zhbëjë sanksionet në Rusi, duke legjitimuar në mënyrë efektive pushtimin e parë territorial të një shteti nga një shtet tjetër në historinë e pasluftës. Kjo gjë nuk iu shkon për shtati shteteve baltike. Atëherë, çka duhet bërë? Fillimisht, ka ende kohë deri më 20 janar. Kabineti i Trump-it ende nuk është formuar dhe është e vështirë të dihet nëse postimet e tij në ‘Twitter’ përfaqësojnë qëndrimet e tij dhe të administratës së tij në politikën e jashtme. Për më tepër, administrata e tij mund të sfidohet – qoftë nga skandali i hakimit apo edhe nga refuzimi i politikave të Trump-it brenda ‘establishment’-it politik në Uashington. Presidentët e SHBA-së janë tejet të varur nga degët tjera të qeverisë për t’i zbatuar politikat e tyre. Mund të ndodhin një sërë ngjarjesh, që do ta bënin Trump-in një president kukull, para se ai ta mund ta vendoste emrin e tij në Zyrën Ovale. Pa marrë parasysh të gjitha paqartësitë, as amerikanët e as evropianët nuk mund ta injorojnë mundësinë shumë reale të lartcekur, që tentativa e Trump-it për t’i ndarë dy shtete autoritare do ta ndajë Perëndimin. Në katër vjetët e ardhshëm nevojitet një dialog më i madh në mes të vendeve të aleancës. Kjo pasi po rrezikohet e ardhmja e rendit liberal global, të bazuar në rregulla e ligje

John Hemmings është hulumtues në Shkollën e Ekonomisë në Londër.

Më Shumë

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

“Unë David Bowie dhe njerëzit”, tregim nga Ballsor Hoxha

Jemi një shpirt, demonët tanë dhe ne. Shpirtra dhunues, të huaj, brumosur brenda shpirtit tonë, kërcënues për jetë ndaj nesh, por edhe të vuajtur...

Lajmet e Fundit