Haradinaj: Sot kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci për lirinë e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj në ditën e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec ka kujtuar dëshmorët e kësaj ane.

Ai tha se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrficën e të gjithë dëshmorëve që ranë për liri, njofton Klan Kosova.

“Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa, sot në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ do të bëhen homazhe dhe nderime për të rënët në Rahovec.

Më Shumë

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit