Ekipet e inspektimit të KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit.
Sipas njoftimit të kompanisë, rastet janë dokumentuar edhe përmes fotografive, ndërsa është theksuar se kyçjet e paautorizuara po shkaktojnë dëme serioze në sistemin e furnizimit me ujë.

“Këto kyçje të paautorizuara dëmtojnë seriozisht sistemin e furnizimit me ujë, ndikojnë në uljen e shtypjes së ujit për konsumatorët e rregullt dhe shkaktojnë humbje të konsiderueshme në rrjet”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Nga kompania është bërë apel tek qytetarët që të shmangin çdo formë të lidhjeve ilegale dhe të raportojnë raste të tilla, pasi ndaj shkelësve do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
“Kontrollet dhe inspektimet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
