LDK-ja i kërkon Vetëvendosjes të bëjë kompromise nëse do marrëveshje për koalicion

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka thënë se janë unik në qëndrime, ndërkohë sa i përket mundësisë së arritjes se një koalicioni për bashkëqeverisje, ka thënë se është e nevojshme që palët të bëjnë kompromise.

“Ne jemi unik në qëndrime. Kemi përafrime me VV-në. Takimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes. Do të vazhdojnë negociatat deri në arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje. Nuk kemi barrikedime. Jemi duke biseduar që së bashku të arrijmë deri në një marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa ka thënë se për arritjen e një marrëveshje duhet që palët të bëjnë kompromise.

“Ne jemi duke ndërtuar mirëbesim me VV-në. Gjithë temat do të diskutohen në takimin e radhës. Pjesë e marrëveshjes është që të gjitha palët të bëjnë kompromise. Pra diskutimet do të vazhdojnë në tavolinën e negociatave”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.

Sot ndërkohë në orën 16:00 pritet që të takohen kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti.

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

Lajmet e Fundit