7.4 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Reagon KB Peja për sulmin ndaj autobusit të lojtarëve të KB Bashkimit në këtë qytet

KB Peja e ka dënuar sulmin ndaj KB Bashkimit, lojtarët e të cilit u sulmuan me gurë në autobusin e tyre në dalje të qytetit të Pejës rrugës për në shtëpi, pas një ndeshjeje të Superligës në basketboll të shtunën.

Edhe pse ishte nën shoqërimin e policisë, klubi i basketbollit nga Prizreni ishte cak i atij që ishte sulmi i dytë ndaj tij këtë sezonin, raporton Gazeta Express.

Rrugës duke u kthyer në shtëpi pas humbjes 103:80 në ndeshjen e javës së 25-të në Superligë, autobusi i lojtarëve të Bashkimit u sulmua me gurë nga persona ende të panjohur.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar.

Sot, klubi i basketbollit Peja, i cili ishte nikoqir i Bashkimit të shtunën, e dënoi sulmin përmes një postimi në Facebook, duke i bëri thirrje policisë ta hetojë rastin dhe t’i sjellë kryerësit para drejtësisë.

“KB Peja ka kuptuar se gjatë kthimit të ekipes KB Bashkimi në Prizren, autobusi i tyre është sulmuar në dalje të qytetit. Si klub e denojmë këtë sulm dhe i gezohemi faktit që ka përfunduar pa ndonjë lëndim tek ekipa e Bashkimit. Inkurajojmë Policinë e Kosoves që të hetoj rastin dhe kryesit e kesaj vepre të shëmtuar të dalin para drejtësisë. Shpresojmë që akte të tilla të mos përseriten më në asnje vend të Kosoves”, thuhet në reagimin e KB Pejës.

Kjo nuk është hera e parë që basketbollistët e klubit prizrenas sulmohen. Një sulm i ngjashëm i kishte ndodhur edhe në Mitrovicë.

Peja dhe Bashkimi i ndajnë pozitat pesë dhe gjashtë me pikë të barabarta, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në play-off dhe për t’i shpëtuar rënies nga liga njëkohësisht. /Gazeta Express/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Nagacit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Në fshatin Nagac të Rahovecit është shënuar sot 27-vjetori i rënies së dy dëshmorëve dhe pesë martirëve të lirisë, raporton PrizrenPress. Në këtë aktivitet morën...

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Lajmet e Fundit