Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Wisconsin të SHBA-së

Pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milwaukee të shtetit amerikan, Wisconsin.

Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar vdiq nga “plagët e vetëshkaktuara”.

Sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milwaukee, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.

Incidenti ndodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.

Kryetari i Milwaukeet, Tom Barrett, tha se “ishte një ditë tragjike për qytetin”.

Ai e përshkroi incidentin si një “akt të tmerrshëm”.

Shefi i policisë në Milwaukee, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Washington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet”.

Ai tha se sulmuesi ishte një “vrasës i lig”.

Ndërkohë lidhur me arsyen e sulmit dhe identitetin e agresorit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë/REL.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit