8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Serbët në Prizren thërrasin “Kosova është Serbi” në ceremoni fetare (FOTO)

Me flamuj të Serbisë dhe këngë nacionaliste sot disa serbë kanë dalë në rrugët e Prizrenit në një ceremoni.

Te Kisha e Shën Premtes, e njohur si Kisha e Levishës, ata brohoritën edhe sloganin “Kosova është Serbi” në gjuhën serbe, njofton Klan Kosova.

Këto thirrje nacionaliste i kanë shqetësuar banorët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit.

Ndërkaq, ka reaguar edhe KMLDNJ-ja në Prizren duke thënë se aktet e tilla nuk i kontribuojnë përmirësimit të marrwdhënieve ndëretnike.

“Keqpërdorimi i ceremonive fetare dhe provokimi me këngë nacionaliste e serbëve të ardhur për ceremoni festive familjare si dhe përdorimi i flamurit serb është akt i dënueshëm dhe nuk i kontribuon marrëdhënieve ndëretnike, si dhe ndërtimit të ardhmes për të gjitha komunitetet. Përndryshe, Prizreni njihet si qytet ku diversiteti kulturor si dhe toleranca ndëretnike janë virtyt dhe shembull i qytetit të lashtë. Mirëpo, akte të tilla janë skandale në vete që KMDLNJ i dënon dhe kërkon që përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

Portali është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Policia e Kosovës, nëse është marrë masa kundër këtij grupi.

Këtë kishë të serbëve, policia e ruan çdo ditë në Prizren.

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Lajmet e Fundit