‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me rreth 2 mijë ushtarë dhe 12 topa.

Për afro 50 vjet, askush nuk guxoi të hynte në atë shpellë të errët në malin e Përçevës. Aty, 73 metra nën tokë, qëndronin të fshehura eshtrat e Azem Bej Galicës, dhe kryekomandantit të lëvizjes kaçake shqiptare në vitet ‘20.

Vetëm më 22 maj 1971, Abdyl Krasniqi me disa shokë të tij zbritën në thellësinë e shpellës për të nxjerrë eshtrat e njeriut që edhe pas vdekjes vazhdonte të ruhej nga serbët.

Historia e këtij varri të pazakontë rrëfehet edhe nga gazetari Roland Qafoku në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. Sipas tij, Azem Galica ishte varrosur “si askush tjetër në botë në një varr të thellë, prej nga nuk kishte guxuar askush të futej e ta nxirrte”.

Gjithçka lidhej me amanetin e fundit të Azem Galicës, që trupi të mos binte kurrë në duart e serbëve. Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me rreth 2 mijë ushtarë dhe 12 topa.

Edhe pse i plagosur dy herë, ai vazhdoiu luftën deri në momentin kur një plumb goditi gjerdanin e fishekëve që mbante në brez, duke i dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore. Shokët e nxorën nga rrethimi me barrelë të improvizuar, por pas tre ditësh ai ndërroi jetë pranë Shote Galicës dhe bashkëluftëtarëve të tij. Ishte 25 korriku i vitit 1924.

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "Trotinet Elektrik WY TrotinetElektrikWY-ZH01 ZH01 BRUNG ? TECH ? 319.00€ 199,00€ € 199 16.58 € X x 12 Muaj 66eT ? ?????????? ?? 83 LadDuplay BRENTONI HOME +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 ??? VISA VISA"

Menjëherë më pas, për të mbajtur amanetin e tij, ata e zhdukën trupin në thellësinë e malit ku qëndroi për afro gjysmë shekulli. Ata zgjodhën shpellën “Çuku që kërcet”, një humnerë e thellë, sterr e zezë dhe e frikshme, në zemër të Drenicës.

Sipas Qafokut, vendndodhja e varrit u mbajt sekret absolut për dekada me radhë. Frika se ushtarët serb mund të përdhosnin trupin e heroit bëri që edhe vetë shqiptarët të ruanin sekretin. Kur eshtrat u nxorën më 22 maj 1971, shumë shqiptarë në Kosovë e panë atë si kthimin e vonuar të një heroi që kishte luftuar gjithë jetën për të.

Rivarrimi u bë më 28 qershor 1971 në oborrin e kullës së familjes Galica. Që prej asaj kohe, shpella ku qëndruan eshtrat e tij mori emrin “Shpella e Azem Galicës”

Pse serbët kishin aq frikë nga Azem Galica?

Për ta kuptuar këtë mjafton të shihet roli që ai kishte marrë në Kosovën e viteve 1912-1924. Ai nuk ishte thjesht një luftëtar mali, por kryekomandanti i çetave çlirimtare shqiptare dhe figura më e fuqishme e rezistencës shqiptare në Drenicë.

Historiani Bedri Tahiri shkruan se Serbia ishte detyruar madje të hynte në bisedime direkte me Azem Galicën, pasi lufta guerile e çetave shqiptare po i shkaktonte humbje të mëdha ushtrisë serbe.
Në një takim të zhvilluar në Zhabar pranë Mitrovicës, Azem Galica i paraqiti pushtetit serb të ashtuquajturat “Tetë pikat e Azem Galicës”, ku kërkohej ndalimi i masakrave ndaj shqiptarëve, hapja e shkollave shqipe, ndalimi i kolonizimit serb dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. “Nuk kemi dalë maleve për grada e pasuri, por për atdhe e për liri”, citohet të ketë thënë ai.

Pikërisht për këtë arsye, Azem Galica u kthye në objektivin kryesor të Beogradit. Sipas Roland Qafokut në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”, deputeti Jovan Magovçeviç deklaronte në Parlamentin e Beogradit më 1923: “Unë i kam dy vota, një si deputet i rregullt dhe një si deputet i jashtëm i shtetit të Azem Galicës”.

Lufta e tij nuk ishte vetëm ushtarake. Azem Galica dhe Shote Galica organizonin popullin kundër shpërnguljeve, kundër rekrutimit në ushtrinë serbe dhe kundër bashkëpunëtorëve të pushtetit.

Në “Zonën e Lirë të Junikut”, që u krijua në vitin 1921, ai mbështeti hapjen e shkollave shqipe dhe mësimin e gjuhës shqipe për luftëtarët shqiptarë.

Por lufta pati edhe çmim të tmerrshëm. Familja e Azemit u masakrua nga forcat serbe në Dubovc. Nëna e tij, Sherifja, motra Mihanja dhe dy mbesat e vogla u pushkatuan. Bedri Tahiri përshkruan se para se të vritej, Sherifja u kishte thënë ushtarëve serbë: “Kurrë nuk do ta shtini në dorë. Kurrë, as të gjallë, as të vdekur”.

Ky ishte edhe shkaku pse, pasi Azem Galica vdiq nga plagët më 25 korrik 1924, bashkëluftëtarët vendosën ta fshehin trupin në atë shpellë 73 metra nën tokë në malin e Përçevës. Amaneti i tij ishte që serbët të mos ia gjenin kurrë trupin. Dhe për afro gjysëm shekulli asnjë serb nuk guxoi të hynte në atë shpellë.

U.D/Xh.K/Shqiptarja.com

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit