4.6 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

“Qeveria Muja”: LDK-ja po gënjen

Ramadan Muja 2Kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka reaguar ndaj akuzave të LDK-së.

“Komuna e Prizrenit, njofton opinionin e respektuar qytetar, publik e politik se kryetari i Komunës, prof.dr. Ramadan Muja dhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale janë duke përmbushur të gjitha detyrimet e tyre ligjore dhe janë duke kryer të gjitha angazhimet politike dhe administrative në komunë”, thuhet në komunikatë.

“Komuna e Prizrenit dhe kryetari prof.dr. Ramadan Muja është duke realizuar të gjitha projektet e votuara nga Kuvendi i Komunës dhe vazhdimisht kërkon nga të gjitha drejtoritë që cilësisht dhe më përformancë të lartë e efikasitet komuna jonë të ofrojë shërbime dhe përmes projekteve të ndihmojë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së jetesës për qytetaret tanë në qytet dhe në fshat”

Paraqitja e kryetarit të komunës prof. Dr. Ramadan Muja, në seancat gjyqësore është treguesi më i mirë se ne respektojmë institucionet e shtetit të Kosovës, siç është gjykata dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar gjithherë kur është e nevojshme.

“LDK-ja duhet të ndihët e fyer nga pretenca e komunikatës së saj që të injorojë institucionet relevante të shtetit dhe përmes kësaj komunikatë është duke u treguar qartë se ende nuk është e gatshme të kuptoj interesin publik dhe të respektojë kërkesat institucionale. Më këtë qasje LDK-ë, po tregon së dëshiron që të jetë opozitë politike në Prizren edhe për shumë vite, ngase kapacitetet e politikave institucionale ende nuk i ka të qarta”

“Në respektim të qytetarëve të komunës sonë, ju njoftojmë së administrata komunale dhe të gjitha drejtoritë janë duke kryer me ndershmëri të gjitha kërkesat e qytetareve dhe duke u kujdesur vëmendshëm për të gjithë qytetarët.Komuna jonë është e hapur dhe e gatshme që të vërtetojë me dokumente së LDK-ë, po gënjen edhe rreth shpenzimeve për dreka dhe telefona”.

“Komuna e Prizrenit dhe kryetari, prof dr. Ramadan Muja, vazhdon që të respektojë qytetarët dhe kërkesat ligjore dhe jemi të gatshëm që së bashku më të gjithë qytetarët të hartojmë politika publike përmes konsultave dhe sugjerimeve më të vetmin qëllim që vendimmarrja në komunën tonë të jetë sa më gjithëpërfshirëse, transparente dhe demokratike.

Komuna e Prizrenit, gjegjësisht drejtoria e arsimit më kohë ka zhvilluar politikat e tenderimit për ngrohjen e shkollave të komunës sonë dhe deklarojmë së asnjë shkollë në komunën tonë nuk është pa ngrohje.

Kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr. Ramadan Muja vazhdon që të përmbushë deklarimin e tij publik së do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe do të respektojë edhe alternativat tjera në ide dhe propozime në dobi të të gjithëve”/PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot u bënë 27 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në shtatë gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit