Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase e nisi furishëm takimin dhe e vendosi fatin e ndeshjes që në pjesën e parë. Dijar Nikqi realizoi për 0-1 në minutën e 7-të, ndërsa Useini dyfishoi epërsinë vetëm pak minuta më vonë. Dominimi i Lirisë vazhdoi me golin e Albion Kurtajt për 0-3, derisa Nikqi realizoi edhe një herë tjetër për 0-4. Në vazhdim, Ademi vulosi “manitën” për 0-5.

Në pjesën e dytë, Dinamo arriti të shënojë golin e nderit përmes kapitenit Enhar Cakolli, pas një penalltie të humbur nga Sokol Kiqina, por pa mundur të ndryshojë fatin e sfidës.

Pas përfundimit të javës së fundit në Raiffeisen Liga e Parë, Vushtrria u shpall kampione me 75 pikë, ndërsa Feronikeli 74 siguroi po ashtu ngjitjen direkte në Superligë me 74 pikë.

Liria dhe Dinamo e mbyllën kampionatin me nga 71 pikë dhe do të luajnë në playoff, ndërsa Vëllaznimi, pavarësisht 70 pikëve, mbeti jashtë garës për ngjitje në elitë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit